Plagosen dy persona në Prishtinë
Publikuar:
(06.10.2021 23:39:55)

Dy persona janë plagosur të mërkurën në rrugën “Ahmet Krasniqi”, Prishtinë.
Rreth orës 22:30 janë dëgjuar të shtëna armës në këtë rrugë të kryeqytetit.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar. Aktualisht hetuesit policor, janë në kërkim të tij dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.
Personat e plagosur janë dërguar për tretman mjekësor. /Shqip.com