Plagosen 22 oficerë policie gjatë një festival kulturor në Gjermani
Publikuar:
(09.07.2023 15:24:05)

Të paktën 22 oficerë policie u plagosën gjatë trazirave në qytetin perëndimor gjerman të Giessen, gjatë një festivali kulturor.
CNN shkruan se kishte “sulme masive” kundër oficerëve, ndërsa demonstruesit “hidhnin gurë, shishe dhe ndezën bomba tymi” duke u përpjekur “të thyenin barrierat e policisë” në vendin e ngjarjes.
Policia e qytetit tha se rreth 1,000 oficerë nga njësi të ndryshme brenda forcës ishin vendosur në vendngjarje si dhe 60 persona u arrestuan nën dyshimin se kishin planifikuar sulm nda oficerëve.
/Shqip.com