Sport Ndërkombëtar

Pjesë e parë pa gola në ndeshjen Frankfurt – Barcelona

Frankfurt - Barcelona

Frankfurt po e mban Barcelonën në një lojë pa gola në pjesën e parë.

Blaugrana janë duke barazuar pa gola me Frankfurt në ndeshjen që po luhet në “Deuche Bank Park”.

Vendasit patën mundësinë më të mirë të pjesës, por Djibril Soë nuk arriti të konkretrizonte nga afërsia.

Për musafirët shans pati sulmuesi Aubameyang në minutën e 19-të, por goditja e tij përfundoi në rrjetën e jashtme.

Pas katër minutash, Xavi u detyrua ta inkuadrojë Lenglet në vend të Gerard Pique pasi ky i fundit mori një lëndim nga një rrëshqitje.

Nga një krosim të Filip Kostic u shkaktua një rrëmujë në zonën e rrezikut ku Busquets futi këmbën për t’i hequr topin sulmuesit Borre.

Gjyqtari akordoi penallti por pasi u lajmërua nga dhoma e VAR-it, shkoi ta shohë rastin dhe vendosi që topi t’i takojë gardianit Ter Stegen.

Skuadrat shkuan në pushim 15 minutësh dhe do të rikthehen në pjesën e dytë për të kërkuar fitore. /Shqip.com