Pixel Watch i ri, vjen me një çip të përforcuar

Një raport i ri ka treguar se ora e mençur Google Pixel Watch 2, i cili pritet të debutoj në vjeshtë së bashku me serinë e re të telefonëve Pixel 8, do të heq dorë nga përdorimi i çipave Exynos dhe do kaloj në gjeneratën e fundit të Qualcomm Snapdragon W5.
Pavarësisht nëse është Snapdragon W5 Gen 1 ose Snapdragon W5+ Gen 1, ne do të shohim një çip 4nm me katër bërthama Cortex-A53, një përmirësim i rëndësishëm për Exynos 9110 10 nm të Pixel Watch, i cili ka vetëm dy bërthama Cortex-A53.
Ë5+ ka një bashkëprocesor të veçantë për një ekran më efikas Always-On dhe veçori të tjera.
Përplasja e specifikave duhet t’i sigurojë Pixel Watch 2 një përmirësim në jetëgjatësinë e baterisë në krahasim me paraardhësin e tij.
Përmirësimi tjetër i madh, sipas raportit, është shtimi i sensorëve të specializuar shëndetësor nga Fitbit Sense 2 – një sensor i vazhdueshëm i aktivitetit elektrodermal për gjurmimin e stresit dhe një sensor i temperaturës së lëkurës.
/Shqip.com