Pika kufitare Merdare është e mbyllur për hyrje-dalje
Publikuar:
(27.12.2022 23:34:51)

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika kufitare Merdare është e mbyllur për hyrje-dalje.
“PKK Merdare është e mbyllur për hyrje-dalje. Në Republikën e Serbisë janë vendosur barrikada rreth 2 kilometra nga kufiri. Deri në njoftimin tjetër, PKK Merdarë është e mbyllur. Të shfrytëzohen PKK tjera”, thuhet në njoftimin zyrtar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
/Shqip.com