Pianistja nga Kosova, realizon turne në Meksikë

Pianistja nga Kosova, Anila Aliu, ka zhvilluar turne me Orkestrën e Filharmonisë meksikane.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo e cilësoi si njërën ndër eksperiencat më të veçanta të karrierës së saj.
“Turneu im me Orkestrën e Filharmonisë meksikane Filarmonía në Meksikë do mbetet një nga eksperiencat më të paharrueshme e më të veçanta në karrierën time. Faleminderit dirigjentit Jorge Vazquez – Conductor, Orkestrës, Kryetarit të qytetit të Pueblës z. Eduardo Rivera, tërë stafit për organizimin e mrekullueshëm, televizionet e mediat meksikane, si dhe përzemërsisht faleminderit publikut meksikan për ngrohtësinë, fjalët, urimet, letrat, mesazhet e dhuratat e shumta”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që për Anilën nuk është hera e parë që përformon jashtë vendit.
Ajo së fundmi ka përformuar në festivalin prestigjioz Coppeneur në Bonn, në Gjermani.
/Shqip.com