Petkoviq: Kurti nuk pyetet për vizitën e Vuçiqit në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk mund të ndalojë vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovë.
Petkoviq ka thënë se Kurti kot mburret dhe se nuk pyetet për diçka të tillë, pasi sipas tij, ka marrëveshje që e rregullojnë këtë çështje.
“Nervozizmi i Albin Kurtit për marrëveshjen në Ohër, prej nga u kthye pa asnjë nënshkrim dhe njohje nga Beogradi, po përshkallëzohet çdo ditë. Prandaj kot mburret se mund ta ndalojë vizitën e presidentit Aleksandër Vuçiq në Kosovë, pasi ai nuk pyetet për diçka të tillë”, ka thënë Petkoviq.
Në kuadër të dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dy vendet kanë arritur Marrëveshje për vizitat zyrtare, e cila ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor, 2014.
Aty janë përcaktuar edhe afatet kohore se kur mund të dërgohen kërkesat për vizita dhe kur palët mund ta refuzojnë një vizitë të zyrtarëve të shtetit tjetër
/Shqip.com