Lajme

Petkoviq i reagon Sveçlës: Serbët u qëlluan pas shpine

Drejtori i Zyrës për Kosovë Petar Petkoviq, ka mohuar pretendimet e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, se dy serbë kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës në afërsi të Urës së Bistricës.

“Një tjetër dezinformatë nga Xhelal Sveçla. Ka kamera vëzhgimi në vendin ku ROSU qëlloi Miljanin. Pse Sveçla nuk i publikon pamjet që të gjithë të shohin se çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Miljan u qëllua pas shpine, dhe vetura ku ai ishte në atë u godit në pjesën e fundit”, ka shkruar Petkovic në Twitter.

Lexo edhe:
Incidenti në Leposaviq, vjen reagimi nga Sveçla

Petkoviq shtoi se ishte e qartë se ata po iknin nga plumbat.

“Kjo tregon qartë se serbët po iknin nga plumbat, jo duke sulmuar! Mos i falsifikoni faktet. Nuk do t’ia dilni!”, ka thënë Petkoviq.

Sveçla bëri të ditur së është duke u zhvilluar një hetim dhe e Inspektorati Policor i Kosovës është i përfshirë në mënyrë aktive.

/Shqip.com