Petkoviq akuzon Policinë e Kosovës: Po i arreston serbët për t’i frikësuar

Shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq e ka akuzuar Policinë e Kosovës, duke thënë se po i arreston serbët për të krijuar ndjenjë “kërcënimi tek populli serb në Kosovë”.
Ai, përmes një postimi në Twitter, tha se “Të tilla “rrëmbime” të serbëve të pafajshëm janë një metodë standarde e frikësimit me të cilën policia e [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurtit po përpiqet të krijojë një ndjenjë të përgjithshme kërcënimi tek populli serb në Kosovë”.
Како то да се само Срби хапсе грешком?
Овакве “отмице” недужних Срба су стандардан метод застрашивања којим Куртијева полиција настоји да створи општи осећај угрожености код српског народа на #КиМ
2/2— Петар Петковић (@PetkovicPetar) May 21, 2023
Petkoviq, tha se Branko Banjac, është arrestuar nga Policia e Kosovës pa asnjë shpjegim apo bazë.
“Branko Banjac, i cili u arrestua me forcë sot në Jarinje, pa asnjë shpjegim apo bazë, është liruar pas një aksioni politik dhe diplomatik të Beogradit. Ai dyshohet se është arrestuar “gabimisht”. A do t’i kërkojë dikush falje Brankos dhe familjes së tij për stresin që pësuan dhe do të përgjigjet për të?, ka shkruar në Tëitter Petkoviq.
Бранко Бањац који је данас насилно, без икаквог објашњења и основа ухапшен на Јарињу, пуштен је на слободу након политичке и дипломатске акције Београда. Ухапшен је наводно “грешком”.
Хоће ли се неко извинити Бранку и његовој породици за претрпљен стрес и за то одговарати? 1/2— Петар Петковић (@PetkovicPetar) May 21, 2023
/Shqip.com