Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugën Ferizaj-Shtime, një veturë përfshihet nga flaka

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Ferizaj-Shtime rreth orës 14:50 minuta.
Si pasojë e këtij aksidenti në të cilën janë përfshirë dy automjete janë lënduar pesë persona.
Po ashtu edhe njërën nga vetura e përfshira në këtë aksident e ka kapluar zjarri.
Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar Kanun Vesli – zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Ferizaj.
“Sot , rreth orës 14:50 në aksin rrugor Ferizaj-Shtime, në saktësisht në hyrje të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy automjete fugon. Veç dëmeve të shkaktuara materiale, (njërin automjet e ka kapluar flaka) pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë në QKMF-Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën. Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli.
Po ashtu është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes janë dalë Zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin dhe Ambulanca që i ka transportuar të lënduarit.
Ndërsa, Njësia e Hetimeve e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj po e heton rastin.
- /Shqip.com