Pesë raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(02.11.2022 13:27:49)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar pesë rast pozitiv me COVID-19 në Kosovë.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetiti Publik të Kosovës, gjatë një dite nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërsa, janë shëruar katër persona.
Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar herë pas here, por në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër COVID-19.
Aktualisht, në Kosovë janë edhe shtatë raste aktive me COVID-19.
/Shqip.com