Pesë persona rrihen mes vete në Deçan
Publikuar:
(29.04.2023 10:34:31)

Pesë persona janë rrahur mes vete në fshatin Lebushë të Deçanit, pas një mosmarrëveshje.
Rasti ka ndodhur ditën e premte, ndërsa të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Sipas njoftimit të Policisë personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete 5 persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndërkohë me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa tre tjerët lirohen në procedurë të rregullt.
/Shqip.com