Lajme

Personat me nevoja të veçanta kërkojnë rritjen e ndihmës nga shteti

Ilustrim

Shoqatat që mbledhin rreth vetes personat me nevoja të veçanta kërkojnë rritjen e ndihmës financiare nga shteti pasi edhe kjo kategori, sipas tyre, po ndjen pasojat e krizës ekonomike që ka përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Në këtë shtet janë të regjistruar rreth 15 mijë persona me nevoja të veçanta, që marrin ndihmë financiare nga shteti në vlerë mes 6.000 dhe 11.000 denarësh (100 deri 180 euro), raporton Radio Evropoa e Lirë.

Ligjet në fuqi në Maqedoninë e Veriut mundësojnë punësimin e personave me nevoja të veçanta, por shumë pak prej tyre janë të punësuar.

Dy ditë më parë në Kosovë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati kanë pritur në takim përfaqësuesit e  të organizatave jo qeveritare.

Në këtë takim të zhvilluar është arritur që të nënshkruhet edhe marrëveshja e  bashkëpunimit për zbatimin e masës 1.6 – Mbështetja e Personave me Aftësi të Kufizuara të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Qeveria e Republikës së Kosovës e kishte shpallur vitin 2022, vit të personave me aftësi të kufizuara./Shqip.com