Përpos Kosovës, zgjedhjet po mbahen edhe në Bullgari

Sot Kosova po mban raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
21 komunat do të zgjedhin sot në balotazh kryetarin e ri.
E përveç Kosovës, sot zgjedhje po mbahen edhe në një vend tjetër të Ballkanit, Bullgari.
Votuesit në Bullgari janë duke shkuar në kutitë e votimit për të zgjedhur parlamentin dhe presidentin në një përpjekje për të thyer një bllokim politik disamujor dhe për të siguruar një qeveri për të trajtuar pandeminë COVID-19, si dhe rritjen e çmimeve të energjisë dhe korrupsionin endemik.
Bojko Borisov, i cili ishte në krye për më shumë se një dekadë, dha dorëheqjen si kryeministër në prill.
E gjithë kjo pas protestave të përhapura kundër tij, pasi që ai dhe partia e tij akuzoheshin për korrupsion, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Kjo dërgoi në dy palë zgjedhje parlamentare jo përfundimtare në prill dhe korrik, duke nxitur këtë përpjekje të tretë./SHQIP.com