Lajme

Përparim Rama inspekton vendosjen e kubëzave në rrugën “Muharrem Fejza”

Kreu i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka inspektuar vendosjen e kubëzave në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Përmes një video të publikuar në Facebook, Rama, shihet duke shikuar punimet në këtë rrugë.

Ndryshe rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë është e njohur për shkak të punimeve të cikat kanë zgjatur me vite aty.

Ditë me parë, Kreu i Prishtinës, ka thënë se për 40 ditë përfundojnë rregullimet e kësaj rruge.

Përparim Rama kishe dalur edhe në vendin ku po punohet, ku ka thënë se gjendja e kësaj rrugë ka qenë katastrofike.

“Kemi ardhë deri te negociata, jemi duke bërë zhvendosjen e këtyre kabinave që do të na lejon përfundimin e rrugës Muharrem Fejza deri te në pikën ku është hap, e gjithë ajo që është me zhavor. Krejt rruga deri tani ka qenë në një gjendje të keqe, gjendje katastorfale, e ne kemi marrë masat e menjëhershme për me shtru me zhvor sepse gjatë kohës me temperaturë përfundi 0 gradë nuk mundesh me kry punë tjera”, kishe deklaruar Rama./Shqip.com

Lexo edhe:
Rama: Për 40 ditë përfundon rruga “Muharrem Fejza”