Përmbyllet aktiviteti Akull n’Verë

Për një muaj pa ndal fale aktivitetit Akull n’Verë, Prishtina u bë vendtakim për të gjithë ata që deshën t’i shijojnë ngjyrat, muzikën, dashnine e freskinë e kësaj vere.
Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha, ka thënë se janë shumë të lumtur që ky aktivitet është pritur shumë mire.
“Jemi shumë të lumtur që ky aktivitet u mirëprite jashtëzakonisht mirë e qytetarët përjetuan momente që kanë krijua kujtime të paharrume për ta. Por pafundësisht të lumtur që këto ditë i kremtuam edhe me bashkatdhetarët tanë, me gjysmën e shpirtit tonë”, ka pohuar ai.

Ai ka deklaruar se fale këtij aktiviteti kanë arritur t’i përkrahin edhe bizneset e vogla gastronome si dhe shumë artistë lokal që ju dha mundësia të performonin përmes subvencioneve nga Drejtoria e Kulturës.
“Akull n’Verë, ashtu siç̧ freskoi shpirtin e qytetarëve ketë verë, urojmë që edhe vitet e tjera të mbaj traditën e njëjte”, deklaroi ai.
Berisha ka falënderuar për punën dhe angazhimin gjithë stafin e Komunës, Policinë e Kosovës dhe gjithë artistët.
“Bashkimi i qytetarëve e lumturia e bashkatdhetarëve që e kemi parë këto ditë në sytë e tyre, është një kënaqësi që të përmbush çdo cep të shpirtit. Bashkë çdo ditë e çdo vit në Prishtinën tonë për feste, muzike e dashni”, ka përfunduar Berisha./SHQIP.com