Përlotet Beatrix, ky mesazhi që Albëria i dha për Donaldin
Publikuar:
(02.01.2022 11:49:51)

Mbrëmja e djeshme në Big Brother Vip pati plot surpriza.
Në mesin e tyre ishte edhe Beatrix Ramosaj, e cila u befasua nga tezja e saj, Alberije Hadergjonaj.
Dyshja u panë të emocionuara, derisa banorja e BBV filloi edhe të qante.
Ajo çka mori më shumë vëmendje ishte deklarata e Alberijes, që kishte të bënte me Donaldin.
“Dashuro deri në frymën e fundit”, u shpreh ajo.
Ndërkaq, Donaldi dhe Beatrix janë çifti më i përfolur për momentin në faqet rozë./SHQIP.com