Lajme

Përleshje me thika mes disa personave në Pejë

Ilustrim.

Disa persona janë përleshur me thika në njërin nga lokalet në qytetin e Pejës mbrëmjen e së mërkurës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal për të marrë trajtimin e duhur mjekësor.

“Fillimisht ndodhi një përleshje mes disa personave, ku më pas u përdorën edhe mjete të ftohta (thikë). Të lënduarit janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante”, ka thënë ai./SHQIP.com