Lajme

Përkundër grevës, nesër një gjimnaz në Kamenicë fillon mësimin

Procesi mësimorë është në grevë. Sindikata e Bashkuar e Arsimit nuk po pajtohet që mësimi në bankat shkollore të fillojë deri sa Qeveria e Kosovës t’i plotësojë kërkesat e tyre.

Mirëpo këtë vendim të SBASHK-ut nuk po e përfill, Gjimnazi “Ismail Qemaili” në Kamenicë që nesër do të fillojë me proces mësimorë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi zyrtar nga vetë Gjimnazi në fjalë në rrjetin social në Facebook.

“Ju njoftojmë se procesi mësimor në vitin shkollor 2022/23 në Gjimnazin “Ismail Qemali” do të filloj nesër më datë 12.09.2022 edhe atë nga ora 08:00”, thuhet në njoftim.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati kanë pritur në takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Qeverise për më shumë se një orë u diskutua për grevën e shpallur nga BSPK-ja, për kërkesën sindikale për shtesën prej 100 euro dhe për veprimet e deritanishme të Qeverisë në trajtimin e kërkesave tjera paraprake të sindikatave

Komuna e Kamenicës udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje./Shqip.com