Kulturë

Përkthimi tjetër i plotë i Kur’an-it u krye sërish në Spanjë

Përkthimi i Kuranit në Europë
Përkthimi i Kuranit në Europë

Rektori i Universitetit të Studimeve orientale në Napoli, Roberto Tottoli, ka mbajtur në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ligjëratën “Kurani, Shkrimi i Shenjtë i Islamit dhe Islami në Evropë”, ku shpërfaqi udhëtimin e tekstit të Shenjtë në kontinentin e vjetër.

Përkthimi i parë i teksteve islamike dhe i Kuranit u krye në gadishullin Iberik në vitin 1156. Përkthimi tjetër i plotë i Kur’an-it u krye sërish në Spanjë, nga Marco di Toledo më 1216. Në Shekullin e 13 u bë përkthimi i Librit të ngjitjes që trajton ngjitjen në qiell të profetit Muhamed, që e njihte edhe Dantja dhe që ndoshta ndikoi te Komedia Hyjnore”, tha Tottoli.

Rektori napoletan vërejti se njohuritë për Islamin rezultojnë në tërësi të kufizuara dhe me probleme deri kur humanizmi evropian solli qasje të re ndaj Lindjes.

Kurani i parë që u shtyp me teknikën e re të shtypshkrimit në Itali, u realizua në Venedik në 1537-38. Në shekullin XVI, një faktor themelor që ndikoi në leximin, studimin dhe përkthimin e teksteve arabe dhe islamike dhe të vetë Kuranit, qe Reforma protestante, si edhe përplasjet mes Kishave dhe besimeve kristiane që shpesh iu drejtuan Kuranit gjatë polemikave mes grupimeve të ndryshme kristiane”.

Ligjërata mbi Kuranin u parapri nga një marrëveshje mes Akademisë së Shkencave dhe Universitetit napoletan mbi studimet orientale.

/Shqip.com