Lajme

Përfundon seanca ndaj zyrtarëve policor të arrestuar për disa vepra penale

IKP

Ka përfunduar seanca ndaj 50 zyrtarëve shtetërorë, 48 policë kufitar e dy doganierë në Prokurorinë Speciale.

Seanca kishte filluar në ora 10:00 të mëngjesit dhe ka përfunduar para orës 17:00, ku ka zgjatur 7 orë.

Në këtë seancë ndaj zyrtarëve është vendosur masa e sigurisë.

50 zyrtarë akuzohen lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” në pikën kufitare në Qafë Prush dhe Qafë Morinë.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se “gjatë hetimeve kemi ardhur në përfundim se janë duke u u kryer vepra penale të marrjes së ryshfetit në disa pika doganore. Dhe në momentin e zbulimit të indentitetit të kryersve, kemi nxjerrë vendimin kundër 68 personave.

Kryeshefi i Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj, ka thënë se të arrestuarit dyshohet janë përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale.

Hodaj tha se këtij aksioni i ka paraprirë hetimi një vjeçar, ndërsa, tutje ka thënë se në këtë aksion janë përdorur masa të fshehta dhe teknike të vëzhgimit.

“Aksioni ‘Pika’ është zhvilluar në Gjakovë dhe Prizren. Operacionit  i ka paraprirë një hetim 1 vjeçar nën dyshimin se janë përfshirë aktivitetet të kundërligjshme””, tha ai./Shqip.com