Lajme

Përfundon procesi zgjedhor në Shqipëri, KQZ: Në tërësi mund të konsiderohet normal

Ka përfunduar procesi i votimit në Shqipëri.

Sipas KQZ-së, në 4.497 qendra votimi gjithsejtë kanë votuar 998,633 votues, ose 31.42 për qind, prej tyre për herë të parë deri tash kanë votuar 14.654 votues.

“Për sa i përket ecurisë së procesit, duke parë numrin e denoncimeve, ky numër të bën të mendosh se procesi ka shkuar, mirë, normalisht, por duke ndjekur edhe raportimet e mediave dhe komunikimet që kemi me partitë politike, këto të dhëna të lënë të kuptosh se ka probleme”, ka thënë Ilirjan Celibashi.

Megjithatë, procesi në tërësi mund të konsiderohet normal dhe anomarlitetet e evidentuara nuk e bëjnë të gjithë procesin problematik, shtoi Celibashi.

/Shqip.com