Rozë Ndërkombëtar

Përfundon nata e dytë e Eurovisionit, këto janë 10 shtetet tjera që arritën sonte finalen

Eurovision 2022

Sonte është zhvilluar nata e dytë e Eurovisionit.

Në këtë mbrëmje kanë konkurruar 18 këngë të tjera dhe janë paraqitur shkurtimisht edhe tre shtetet që kalojnë automatikisht në finale

Pas televotimit nga shtetet që u prezantuan këtë natë, janë përzgjedhur edhe sonte 10 këngët që do të shkojnë në finale.

Këto janë 10 shtetet që arritën finalen sonte:

– Belgjika

-Çekia

-Azerbajxhani

-Polonia

-Finlanda

-Estonia

-Australia

-Suedia

-Rumania

-Serbia

Ndërsa këto shtete u bashkohen 10 të kualifikuarave natën e parë dhe bashkë me gjashtë shtete të kualifikuara automatikisht.

Shtete që kanë shkuar në finale të martën ishin: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda.

Kujtojmë se Shqipëria nuk arriti të kualifikohet në finale. Vendi përfaqësohej nga Ronela Hajati me këngën “Sekret”./SHQIP.com