Përfshihet nga flakët një autobus në Fushë Kosovë (VIDEO)
Publikuar:
(03.12.2021 18:12:44)

Një autobus është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes në Stacionin e Autobusëve në Fushë Kosovë, përcjell Shqip.com.
Në disa pamje të publikuara, shihet se në vendin e ngjarjes janë parë edhe zjarrfikësit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, për Shqip.com ka treguar se nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.
“Rreth orës 17:30, është raportuar se në zonën industriale në Fushë Kosovë, një autobus është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes|, tha Borovci./SHQIP.com