Lajme Ballkan

Përfaqësuesi i Bosnjës në “Ballkanin e Hapur”: Qytetarët boshnjak mbështesin këtë nismë

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tageltija

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tegeltija, ka thënë se komuniteti i biznesit në vend dhe qytetarët boshnjak e mbështesin nismën e “Ballkanit të Hapur”, por sipas tij, ata që marrin vendime nuk kanë konsensus.

Sipas Tageltijas kjo vjen për shkak të paragjykimeve nga e kaluara, se kush është iniciatori I kësaj nisme.

“Bosnja s’ka konsensus fatkeqësisht për të qenë pjesë e Ballkanit të Hapur. Nuk ka përgjigje serioze pse. Nuk ka as përgjigje negative. Thjesht është një heshtje. Ajo qëndron në sirtar te ata që duhet të vendosin. Shkaqet janë paragjykimet nga e kaluara, se kush është iniciator i kësaj nisme”, tha ai.

Ai tha se Bosnja ka individ e ambasada të cilat thonë se nuk duhet me qenë pjesë e kësaj nisme.

“Dhe normalisht në Bosnjë ka individë, ambasada që marrin vendime dhe që thonë se ende nuk duhet të jemi pjesë e Ballkanit të Hapur. I gjithë komuniteti i biznesit në Bosnjë e mbështet këtë nismë. Numri më i madh i qytetarëve mbështet këtë projekt”, ka thënë Tegeltija.

Ndërsa, komisionieri evropian për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi, ka thënë se e sheh iniciativën e “Ballkanit të Hapur” shumë pozitive e si ardhmëri që mund të shpie në integrimin evropian.

Ai tha se ishte i kënaqur kur kishte dëgjuar fillimisht për mini-Schengenin e cila ishte ide e rajonit.

“Isha i kënaqur kur pata dëgjuar fillimisht për mini-Schengenin. Ishte ide e vetë rajonit. Ata e konceptuan dhe shpikën dhe nisën ta shfrytëzojnë këtë ide. Kur për herën e parë pati një plan të investimeve për zgjidhjen e sfidave si rajon, jo si shtete, atëherë kuptuam se pa bashkëpunim rajonal plani për investime ekonomike s’do të arrijë shumë sepse s’mund të ndërlidhet kapitali me rrugë e hekurudha nëse kamionët duhet të ndalen në çdo kufi e çdo gjysmë ore”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se me eliminimin e barrierave brenda rajonit nis integrimi i vërtetë evropian./Shqip.com