Teknologji

Përdoruesit që gjejnë gabime në ChatGPT mund të fitojnë deri në 20,000 dollarë

Krijuesi i ChatGPT, OpenAI, ka njoftuar se përdoruesit e chatbot-it të inteligjencës artificiale që gjejnë gabime në sistem dhe i raportojnë, do të shpërblehen deri në 20,000 dollarë.

Kompania tha të martën se programi i saj i ri do t’i shpërblejë përdoruesit midis 200 dhe 20,000 dollarë për gjetjen e gabimeve të softuerit brenda ChatGPT, shtojcave të OpenAI, OpenAI API dhe shërbimeve të tjera të lidhura.

“Ne po ftojmë komunitetin global të studiuesve të sigurisë, hakerëve etikë dhe entuziastëve të teknologjisë për të na ndihmuar të identifikojmë dhe adresojmë dobësitë në sistemet tona,” tha OpenAI.

“Shpërblimet tona variojnë nga 200 dollarë për gjetjet me ashpërsi të ulët deri në 20,000 dollarë për zbulime të jashtëzakonshme,” tha ai.

Duke pranuar se “dobësitë dhe të metat” mund të shfaqen në teknologjinë komplekse, kompania amerikane tha se ka bashkëpunuar me platformën Bugcrowd për të përmirësuar procesin e paraqitjes dhe shpërblimit.

“Ne ju ftojmë të raportoni dobësitë, defektet ose të metat e sigurisë që zbuloni në sistemet tona. Duke ndarë gjetjet tuaja, ju do të luani një rol vendimtar për ta bërë teknologjinë tonë më të sigurt për të gjithë, “tha OpenAI.

/Shqip.com