Lajme

Përcjellët materiali për ndërtimin e rrugës “A”, Rama prezanton planin

Projekti i rrugës "A"

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se kanë përcjellë materialin ofrues për projektin e ndërtimit të rrugës “A”.

Rama përmes një postimi në facebook ka njoftuar se autobusët do të kenë korsin e veçantë në këtë rrugë.

“Në kuadër të këtij projekti përfshihet rruga me të gjitha instalimet nëntokësore. Rruga do të jetë me tri korsi në një drejtim. Për autobus do të ketë korsi të veçantë ndërsa dy korsitë tjera do të shfrytëzohen për vetura”, ka shkruar Rama.

Ai gjithashtu ka njoftuar se rruga do të ketë shtegun e biçikletave dhe trotuarin afër saj, si edhe do të ketë tre shtigje të hapësirave gjelbëruese.

“Rruga “A”, do të ndihmojë dukshëm në shkarkimin e trafikut të Prishtinës së Re, në të cilën ndërtimi i segmentit të LOT I do të kushtojë rreth 8 milionë euro”, ka deklaruar kryetari i Prishtinës.

LOT I, do të përfshijë segmentin nga “Veterniku” deri të vazhdimi i “Rrugës B”./Shqip.com