Rozë

Përballje plotë lot mes vajzave në “Përputhen Prime”

Antonia Gjoka

Të shtunen në “Përputhen Prime” ndodhi përballja e shumë pritur e Alvisës dhe Antoniës.

Vajzat kanë një histori të hidhur bashkë që nga momenti kur hyri Antonia në “Përputhen”.

Zënkat, ofendimet dhe të bërtiturat mes tyre nuk kanë pasur fund në çdo puntatë të mundshme.

Mirëpo, kjo përballje u bë me qëllimin që këto të dyja të sqarojnë gjërat mes tyre.

Alvisa shprehi se ajo ndihej shumë e ofenduar kur Antonia i drejtohej asaj me fjalët si “më pengon shumë Alvisa” apo “nuk mund të duroj zërin e Alvisës”.

Gjatë ankesave dhe përballjes, Antonia shpërtheu në lot.

Kjo ndodhi pasi që në disa episode të kaluara, situata eskaloi mes këtyre të dyjave, ku kishte rrezik dhe për dhunë fizike.

Antonia shprehi keqardhje dhe ju kërkoi falje Alvisës dhe familjes për sjelljen e saj, të cilët kanë kohë që nuk kanë kontaktuar me Antoniën.

Gocat shprehën në fund dhe se nuk kanë asgjë personale mes tyre dhe kryen çdo keqkuptim me fjalë. /SHQIP.com