Për kaq pak copë materiali, Nora Istrefi dha dy mijë euro

Si shumë artistë shqiptar edhe Nora Istrefi kujdeset që çdo herë të shfaqet në formën e saj më të mirë.
Nora është një nga artistet që kur është në pyetje paraqitja nuk kursen aspak, e sidomos kur është fjala tek realizimi i videoklipeve.
Ajo së fundmi ka ardhur me projektin e ri në bashkëpunim me NRG Band, ku mori mjaft vëmendje me veshjet e saj.
Faqja e njohur në ‘Instagram’ e quajtur “mespermes”, ka zbuluar shifrat e dy prej paraqitjeve të Norës në këtë projekt.
Vetëm për mini-fundin që ajo kishte zgjedhur ta vishte, Nora Istrefi shpenzoi plot 1.982 euro, veshje kjo nga marka “The attico”, derisa e kishte kombinuar me një palë vathë kristale me çmim 445 euro.

Derisa fustani ngjyrë blue i kushtoi hiq më pak se 2,290 euro.

Kujtojmë se Nora ka një vajzë nga martes me Robert Berishën./Shqip.com