Rozë

Për herë të parë pas eleminimit Trixa shfaqet në ekran

Beatrix Ramosaj

Për herë të parë sonte Beatrixa është kthyer në ekrane pas eliminimit dy javë më parë.

Ajo ka treguar se tashmë është më mirë emocionalisht dhe ka arritur që ta marrë vetën.

Trixa nuk mundi pa e përmendur edhe Donaldin të cilin tha se po e ndjekë edhe nga jashtë dhe i dëshiron shumë suksese.

“Kam gjysmën time atje brenda. Ndjenjat tani që jam jashtë janë edhe më të forta”, u shpreh Beatrix për Donaldin.

Ndryshe, Donaldi ishte në nominime bashkë me Tanin, por që ky i fundit është eliminuar.

Ndërsa sonte gjatë spektaklit do të komentohet dënimi për këtë të fundit nga produksioni./SHQIP.com