Rozë

Për çfarë arsyeje banorëve do t’u ofrohen bileta të reja

Big Brother

“Vëllai i Madh” ka vendosur që në këtë pikë të lojës t’ju dhurojë banorëve bileta, dy prej të cilave do të jenë kthimi për të ardhur në studio dhe për tu kthyer sërish në shtëpi.

Kjo surprizë do te jetë për ta në fund të spektaklit.

Ndryshe, tashmë Big Mama është larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

E gjithë kjo pasi ajo është përfshirë në një diskutim të ashpër me Antonela Berishën, sa që situate në mes tyre agravoi edhe në ofendime të ashpëra.

“Idiote, mashtruese, rrence. Ti vetëm di që të flasësh keq për të tjerët” i ka thënë Big Mama-Antonelës.

Ajo i është kundërpërgjigjur duke i thënë se këngëtarja nga Maqedonia e ka sharrë atë në gjuhën serbë.

Kjo u mohua nga Big Mama e cila përsëri fillojë të ofendojë atë derisa kërkoj edhe largimin nga BBV.

“Unë me dash të shaj, të shaj shqip, jo serbisht, mos fol se nuk kam të sharë serbisht, turp të vij se je më e ulët , je legene, pise , ti je 17 fytyreshe, je idiotja me e madhe, e degjenerume, të kap prej flokësh e çoj jashtë”, ka thënë ajo.