Lajme Ballkan

Pendarovski: NATO dhe BE duhet t’i kushtojnë vëmendje Ballkanit Perëndimor

NATO dhe BE-ja duhet t’i kushtojnë vëmendje Ballkanit Perëndimor.

Kështu ka deklaruar presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Ai me këtë rast vlerësoi se përkundër luftës në Ukrainë, sfidat dhe shumëfishimi i krizës inkurajojnë solidaritetin e treguar, jo vetëm në nivel evropian, por edhe solidaritetin transatlantik, i cili, sipas vlerësimit të tij, është në një nivel që nuk ka qenë në vite dhe duhet të nxirret prej andej shpresa për vitin e ardhshëm.

Ai ka përmendur rastin e Veriut të Kosovës dhe Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Sipas tij, Kremlini përmes propagandës e sidomos lajmeve të rreme përpiqet që të krijojë tensione në rajon.

“Një përshkrim i shkurtër. Kemi dy pika të nxehta ose të brishta kohë pas kohe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Është Republika Serbe brenda Bosnjë e Hercegovinës dhe Veriu i Republikës së Kosovës. Ajo që po bën regjimi i Putinit, shumë vite më përpara, jo vetëm që nga koha kur ka filluar lufta në Ukrainë, është tentimi për t’i provokuar njerëzit atje, në mënyrë që të cenojë integritetet e këtyre dy vendeve. Që të flasim realisht, gjatë vitit të fundit propaganda ruse, lajmet e rreme, propaganda politike, kërcënimet hibride dhe sulme të tilla nuk janë intensifikuar sepse regjimi i Putinit është krejtësisht i preokupuar për ta sulmuar Aleancën Perëndimore për shkak të luftës në Ukrainë.

Pendarovski gjithashtu theksoi se është e nevojshme të ruhet uniteti dhe solidariteti evropian dhe transatlantik.

/Shqip.com