Lajme Botë

Pekini raporton rritje të rasteve me COVID-19 në prag të Lojërave Olimpike

Pekini ka raportuar numrin më të madh të rasteve të Covid-19 në 18 muaj, pesë ditë përpara fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore në kryeqytetin kinez.

Pasi u raportuan 20 raste të tjera në kryeqytet, zyrtarët njoftuan se disa zona lokale ishin mbyllur me banorët që po testoheshin, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.

Më vete, organizatorët e Olimpiadës raportuan 34 infeksione të reja brenda flluskës “të mbyllur” të ngjarjes.

Kushdo që rezulton pozitiv është vënë në izolim dhe lejohet të konkurrojë vetëm pasi të ketë marrë dy rezultate negative të testit në 24 orë.

Lojërat Olimpike Dimërore po vazhdojnë, pavarësisht se udhëtimet brenda dhe jashtë Kinës janë kufizuar ashpër që nga fillimi i pandemisë.

Njerëzit duhet të testohen për Covid-19 para dhe pas mbërritjes në Kinë, me dhjetëra mijëra brenda flluskës që gjithashtu i nënshtrohen testimit të përditshëm, si dhe pritet të mbajnë maska./SHQIP.com