Lajme

Pejë, zjarri po përhapet me të madhe shkaku i erërave

Zjarret në Kosovë

Drejtori i Emergjencave në Komunën e Pejës, Muhamet Mahmutaj, thotë se situata në Pejë është jashtëzakonisht e keqe me zjarret dhe erërat e fundit që kanë mbizotëruar gjatë kësaj të enjte.

Mahmutaj thotë se me këto erëra që po mbizotërojnë në qytetin e Pejës është e pamundur që t’i afrohen vatrave të zjarrit.

Lexo edhe:
Pas publikimeve të Shqip.com Këshilli Prokurorial parashtron kërkesë për inicim të procedurës disiplinore ndaj prokurores Shemsije Asllani

“Situata është e keqe, zjarri është duke u përhapur me të madhe për shkak të erërave, zjarrfikësit me të gjitha institucionet tjera së bashku me KFOR-in dhe FSK-në janë në terren por me këtë situatë të erërave dhe është e pamundur që të afrohemi afër zjarreve”, është shprehur ai për KK.

Mahmutaj tha se me këto flakë është duke u paraqitur rrezik jo vetëm për Rugovën, por edhe për qytetin. /Shqip.com