Pejë: Nuk iu ndalë policisë, duke ikur u vetaksidentua
Publikuar:
(04.09.2022 10:48:32)

Policia e Kosovës ka bërë të ditur së të shtunën, në Pejë është arrestuar një burrë i cili nuk i’u është ndalur policisë, dhe më pas është vetaksidentuar.
I dyshuari më pas ka kërcënuar zyrtarët policorë se do t’i largojë nga puna.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policor për tu ndalur me veturën të cilën ishte duke e drejtuar, derisa është vet aksidentuar. I dyshuari ka kërcënuar zyrtarët policorë se do i largoj nga puna.”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Të dyshuarit pasi i është ofruar tretmani mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Shqip.com