Pejë: Arrestohet një person i cili ofendoi mjekët që shkuan t’i ofronin ndihmë

Në Pejë është arrestuar një person, i cili kishte penguar ekipin mjekësor, të cilit ishin shkruar t’i dalin në ndihmë pasi që i njëjti ishte aksidentuar.
Policia e Kosovës, njofton se me të mbërritur në vend të ngjarjes njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i dyshuari ka filluar të incizojë me telefon dhe po ashtu kishte filluar të fyej e ofendojë të gjithë zyrtarët.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte i përfshirë në një aksident trafiku me lëndime dhe pasi që në vend-ngjarje kishin arritur njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i dyshuari ka filluar të pengoj ekipin mjekësor në kryerjen e punës së tyre, të incizoj me telefon dhe po ashtu kishte filluar të fyej e ofendoj të gjithë zyrtarët e të gjitha niveleve (qendrore e komunale) pa dallim”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar mbajtje./Shqip.com