Peci publikon një mesazh nga një bujk, thotë se përkundër faktorëve klimatikë mbështetja për bujqit shpaguhet

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një mesazh të cilën e ka marrë nga ana e një bujku.
Përmes një postimi në Facebook, Peci ka thënë së ky është njëri prej shumë mesazheve të cilat i ka marrë nga ana e bujqëve.
“Sot njëri nga mesazhet e shumtë të fermerëve tanë shumë të vyer të Vushtrris, më sakt të Doberllukës.Pershendetje i nderuar minister,desha te ju njoftoj se po e shoh qe pot kritikojn prej kafeve.Sot 1 hektar 7350 kg ne fshatin Doberllukë, tash po pres edhe 40 ari me i korr.Besoj 10 000 kg po dalin.Plus subvencionet nga ministria,me plot gojen po e them faleminderit nga familja jonë per ndihmen e kontributin qe po e jep.Zoti t’rujt👏🏻🙏🏻”, ka shkruar Peci.
Peci gjatë ditës së djeshme ka thënë se dikush po tenton të manipulojë, duke dashur që kundërligjshëm të përfitojë më shumë se 5 milionë euro apo saktësisht 5.347.668 euro të taksapaguesve tanë.
Po ashtu Peci ka thënë se nga java e ardhshme do të lansohet numri i telefonit pa pagesë ku të gjithë fermerët do të kenë mundësi të paraqesin kërkesat e tyre./Shqip.com