Lajme

Peci: Ministrinë e kam gjetur me 40 milionë euro borxhe

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në konferencë për media

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, thotë se dikasterin të cilin e drejton e ka gjetur me 40 milionë euro borxhe, njofton Shqip.com.

Kështu bëri të ditur ai në një konferencë për media, ku përmendi edhe subvencionet për fermerët, duke thënë se në ndihmë të tyre do të jenë 50 milionë euro.

“Unë si ministër, në momentin që e kam marrë detyrën jemi ballafaquar me një numër të konsiderueshëm të sfidave. Njëra prej tyre ka qenë pasi ministrinë e kam gjetur me 40 milionë euro borxh”, tha ai në një konferencë për media.

Për pagesa direkte kemi 21 milionë euro, për ndihmë të fermerëve kemi 50 milionë euro. I ftoj gjithë fermerët të aplikojnë për subvencione. Vlen të theksohet që Ministria ka themeluar Taskforcën e tokës bujqësore si dhe për pyjet. Do të shpërndajmë mjete aq sa kemi mundësi për fermerët. Sipërfaqet e vreshtave me mbi 100 hektarë nuk do të subvencionohen njëjtë sikur ata që kanë më pak. Ky vendim nuk i dëmton vreshtarët, sepse me mbi 100 hektarë janë vetëm dy apo tre”, deklaroi Peci.

Peci konfirmoi se gjatë këtij muaji do të realizojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara, ku ai shpreson se do të jetë frytdhënëse. /Shqip.com