Lajme

PDK vendos fotografinë e Martin Berishajt përpara ulëses së Kurtit

Partia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar një aksion në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka vendosur fotografinë e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt.

Kjo fotografi, mbanë mbishkrimin “Unë i besoj Martin Berishajt” dhe është vendosur përpara ulëses së Kurtit.

Kryetari i këtij subjekti politik, Memli Krasniqi ka thënë se skandalin e Martin Berishajt e kanë karakterizu dy gjëra diametralisht të kundërta.

Vitin e kaluar, mediat sllovene raportuan për skandalin e madh financiar në të cilin është përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn që fiks 273 ditë që dy gjëra diametralisht të kundërta e kanë karakterizu këtë skandal. Për nëntë muaj, raportimet për aferën e Martin Berishajt kanë ardhur duke u shtuar, fakte duke u zbulu dhe dyshimet duke gjete rrugë deri tek Kurti dhe LVV. E dyta, reagimi institucional nga presidentja, kryeministri e ministrja e Punëve të Jashtme në shpërputhje me seriozitetin e këtij rasti kanë ardhur duke u zvogëluar”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se heshtja e krerë të shteteve e konfirmon përfshirjen e tyre në këtë skandal.

“Heshtja e tyre ndaj kësaj, po konfirmon se edhe vetë janë të përfshirë. Ky skandal i madh korrupsioni ka dëmtuar jo vetëm reputacionin e diplomacisë sonë  por, shkon edhe me teje. Si mund të iu shpjegojmë qytetarëve se një ambasador që duhet të na përfaqësoj denjësisht, tërhoqi mbi 1.5 milionë euro të marra nga një kompani serbe”.

Tutje, Krasniqi tha se kryeministri i Kosovës duhet të vijë në Kuvend dhe të iu përgjigjet disa pyetjeve lidhur me këtë skandal.

/Shqip.com