Lajme

PDK refuzon ftesën, kërkon debat në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës, ka refuzuar ftesën e kryeministrit për takim të premten.

Përmes një videoje, kryetari i partisë më të madhe opozitare, Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin për joseriozitet.

“PDK do ta mbështesë një marrëveshje finale që ka si bazë njohjen e ndërsjellë dhe ruajtjen e rendit kushtetues të vendit tonë. PDK asnjëherë nuk ka ikur nga përgjegjësia shtetërore dhe kurrë nuk do ta bëjmë këtë, por për tema të tilla, për vendime të mëdha, ju së pari duhet të bëheni serioz dhe ta kuptoni se vendi i diskutimit nuk është një zyrë por salla e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Ai e ftuar kryeministrin Kurti që diskutimin e planifikuar në zyrë, ti bartë në Kuvend, qoftë edhe me seancë të mbyllur.

www.facebook.com/watch/?v=514896466823832

/Shqip.com