PDK publikon emrin e kandidatit për kryetar të Kamenicës
Publikuar:
(01.08.2021 12:32:05)

Kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës së bashku me kryetarët e nëndegëve kanë vendosur që kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës nga kjo parti të jetë, Muhamed Kallaba.
Sipas degës së PDK-së në Kamenicë me Kallabën do t’u kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur qytetarëve të komunës së Kamenicës dhe do të jetë oferta më e mirë për qytetarët tanë.
Ndryshe, komuna e Kamenicës drejtohet nga Qendron Kastrati i Partisë Socialdemokrate e cila ka vendosur mos të marrë pjesë në zgjedhjet e tetorit..
Redaksia e SHQIP.com ka kontaktuar ditë në parë me Qëndron Kastratin, në lidhje më kandidaturën e tij të mundshme, ai ka thënë së i duhen disa ditë kohë.
“Jam duke e menduar, me duhen disa ditë kohë”, është përgjigjur ai./SHQIP.com