PD kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Kuvendi
Publikuar:
(24.02.2023 15:57:38)

Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare për ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Kjo është bërë e ditur nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Sipas PD-së, Spiropali përdori gjuhë fyese në drejtim të Edmond Spahos.
“Një minutë heshtje për Edmond Spahon. Do të jetë në zemrat tona”, tha Spiropali dje në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkoha mazhoranca nga ana tjetër ka përjashtuar 23 deputetë të opozitës qysh prej kur plasi skandali i Mc Gonigal.
/Shqip.com