Lajme

PD kallëzon në SPAK Lindita Nikollën: Ka shpërdoruar detyrën

Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht në SPAK, kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Në shkresën e siguruar nga Shqip.com thuhet se Nikolla ka shpërdoruar detyrën e kryetares së Parlamentit.

Kallëzimi në fjalë bëhet pas revokimit të vendimit të Bashës nga ana e Bardhit, që rikthehu në grupin e PD-së deputetët e përjashtuar.

“Ka cënuar në mënyrë të vazhdueshme funksionimin e grupit parlamentar të PD duke mos zbatuar vendimet për kryetarin dhe kryesinë e grupit, suke shkarkuar dhe zgjidhur marrëdhëniet e punë ndërmjet grupit dhe këshilltarëve të tij, duke pezulluar në periudhën tetot-mars të gjithë veprimtarinë administrative dhe parlamentare të grupit, duke njohur si kryetar grupi deputetët të cilët me vendim të organeve drejtuese të partisë nuk janë pjesë e saj. 

Zbatimi i kërkesave apo njoftimeve të deputetëve të caktuar, të cilët nuk janë pjesë e PD dhe e grupit të saj parlamentar, duke deformuar vullnetin politik të PD, përbëjnë sjellje me dashje”, shkruhet në kallëzim.

/Shqip.com