Pasi u vërtetua emri i saj, Beatrix del se nuk e ka mbiemrin Ramosaj
Publikuar:
(04.01.2022 19:02:47)

Ditën e djeshme ka qarkulluar lajmi në faqet rozë se artistja e njohur, Beatrix Ramosaj, nuk e ka me të vërtetë këtë emër.
Thuhej se ajo quhet Behigje, gjë për të cilën kanë reaguar familjarët e saj.
Pasi u vërtetua se emrin e ka me të vërtetë Beatrix, doli se mbiemrin ajo nuk e ka Ramosaj.

Në fotografinë që u publikua nga nëna e saj, Antigona, shihet se Beatrix në pasaportë mban mbiemrin Kamerolli.
Bukuroshja mban mbiemrin e të atit, i cili ka ndërruar jetë, ndërsa tani e mban atë të nënës së saj./SHQIP.com