Pasagjeri sulmon zyrtarin policor
Publikuar:
(29.03.2023 09:09:32)

Një zyrtar policor është sulmuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga ana e një pasagjeri derisa po bënte kontrollin e një automjeti.
Rasti ka ndodhur në orët e para të mesnatës.
“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 28.03.2023-01:00. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, i cili derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, gjatë legjitimit të një automjeti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar (pasagjer)”, thuhet në raportin policor.
Më tutje është bërë e ditur se viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, dhe me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
/Shqip.com