Rozë Ndërkombëtar

Pas tre dështimeve, Kim Kardashian kalon provimin e jurispodencës

Kim Kardashian

Kim Kardashian tashmë është rrugës për t’u bërë avokate.

Ylli i ‘KUWTK’ ishte gati t’i linte studimet në gjysmë, pasi nuk po mundte të kalonte provimin e jurispodencës.

Ajo kishte dështuar tre herë në këto dy vite, por nuk është dorëzuar, derisa e ka kaluar.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku është ndier e lumtur për arritjen e saj.

“Unë dështova tre herë në këtë provim për dy vite, por u ngrita çdo herë dhe studiova më shumë dhe u përpoqa përsëri derisa e bëra atë!!! (Unë kisha COVID në provën e tretë, por nuk po justifikohem)”.

“E di që babai im do të ishte shumë krenar dhe ai në fakt do të ishte kaq i tronditur të dinte se kjo është rruga ime tani, do të kishte qenë partneri im më i mirë i studimit”, u shpreh Kardashian.

Në fund të postimit, Kim dha edhe një mesazh motivues për të gjithë ndjekësit, duke theksuar se nuk duhet të dorëzohen asnjëherë dhe të gjejnë rrugën për realizimin e ëndrrave të tyre./SHQIP.com