Pas thashethemeve për shtatzëni, Ritvana e Për’puthen poston imazhe të reja
Publikuar:
(20.04.2022 15:43:27)

Ritvana Fetahu është një nga ish-konkurrentet e Për’puthen e cila nuk arriti të dalë çift nga programi.
Ndonëse ishte e afërt me Argjend Racin, djalin nga Klina por shkas i disa keqkuptimeve dyshja nuk mbetën as shokë.
Sa ishte në program Ritvana kishte treguar për disa probleme shëndetësore duke mos treguar shumë detaje.

Ndërkohë së fundmi, e ftuar në “Ftesë n’5”, pas një bisede me Bieta Sulon ajo ka trubulluar mendjen e shikuesve.
Ritvana u pyet për lajmet rreth shtatzënisë, madje edhe u ngrit në këmbë dhe tregoi barkun e sheshtë.
Por, fraza e saj se tani nuk ka asgjë por a ka pasur më herët bëri që të ngriten përsëri dyshimet.
Derisa sot Ritvana ka postuar disa imazhe duke treguar linjat trupore, meqë rast mori shumë komplimente./Shqip.com

