Pas shumë vitesh martesë, Malësori bëhet baba për herë të parë
Publikuar:
(19.10.2022 14:07:42)

Këngëtari i njohur shqiptar, Malësor Prenkoçaj është bërë baba për herë të parë.
Ai përmes një postimi në Instagram ka treguar se ai është bërë baba i dy binjakëve – njëra vajzë dhe tjetri djalë.
“Sot, Fatmiren dhe mua, na bekoi Zoti dhe na i fali binjakët, vajzën Lurën e djalin Lekë. Lurë e Lekë, paçi jetën e gjatë dhe të lumtur”, shkroi ai sipër postimit.

Ndryshe, artisti ka vite që është larguar nga muzika dhe nuk ka sjellë ndonjë projekt muzikor.
/Shqip.com