Lajme Botë

Pas SHBA-ve, balona kineze zbulohet në Japoni

Japonia ka konfirmuar se balonat kineze kanë fluturuar mbi territorin e saj. Autoritetet paralajmërojnë se do t’i rrëzojnë.

Ka qenë BBC që ka publikuar lajmin duke thënë se balonat kineze të spiunazhit janë parë mbi Japoni dhe Tajvan.

“Ne jemi gati të rrëzojmë balonat”, kanë thënë në deklaratë zyrtarët në Tokio.

Ndërkohë marrëdhëniet SHBA-Kinë u tensionuan në fillim të këtij viti, kur një balonë u rrëzua në brigjet e SHBA.

Nga ana e saj Kina pretendoi se balona e parë mbi veriperëndimin e SHBA-së në fund të janarit ishte një aeroplan civil, i përdorur për kërkime shkencore.

/Shqip.com