Pas restaurimit të tri Kishave Ortodokse Serbe, Kurti: Trajtimi i barabartë i grupeve etnike dhe fetare

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ka përfunduar tashmë, restaurimi i tri aseteve të Kishës Ortodokse Serbe, e mbrojtur nga ligji i Kosovës.
Ai potencon përmes Twitter, se trajtimi i barabartë i të gjitha grupeve etnike dhe fetare në Republikën e Kosovës, është prioritet i qeverisë së drejtuar nga vet ai.
“Në partneritet me BE dhe UNDP, ne kemi arritur një rezultat të madh për trashëgiminë kulturore dhe fetare: Restaurimi i 3 aseteve të Kishës Ortodokse Serbe—të mbrojtura nga ligji i Kosovës—ka përfunduar tani. Trajtimi i barabartë i të gjitha grupeve etnike dhe fetare në Republikën e Kosovës, është prioritet i qeverisë sonë”, ka shkruar Kurti.
Partnering w/ EU & UNDP, we’ve achieved a major result for cultural & religious heritage: The restoration of 3 Serbian Orthodox Church assets—protected by Kosova law—is now complete. Equal treatment of all ethnic & religious groups in the Republic of 🇽🇰 is a priority of our Govt. pic.twitter.com/TUTU8Jvqke
— Albin Kurti (@albinkurti) July 4, 2023
/Shqip.com